Fatos Nano drejt Presidencës? Si përgjigjet Gjiknuri

Një ndër emrat e mundshëm për President të Republikës është edhe Fatos Nano.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, është shprehur se askush nuk është i përjashtuar nga procesi përderisa kanë profilin e nevojshëm për këtë post.

Komentet Gjiknuri i bëri teksa është pyetur nga gazetarët nëse Fatos Nano mund të jetë një emër për t’u bërë për President.

Gjiknuri ka shtuar se duhet një profil që të mos e kontaminojë zyrën e Presidencës me agjenda personale ndërsa shtoi se i vetmi kusht është që të mos jetë pjesë e Grupit Parlamentar të PS-së.

“Nuk jam këtu të komentoj emra të përvetshëm. Të gjithë kanë shanset. Ne Kufizimin e kemi të mos jetë i grupit parlamentar. Por njerëz që kanë kontribuar në shoqëri mund të jetë kandidat. Identifikimi i emrave do ishte gabim. Por edhe Fatos Nano mund të jetë, patjetër kandidat”, tha Gjiknuri./albeu.com/