Monika bën opozitë dhe i fut një gotë verë LIVE? (VIDEO)
Pëlqej
Të dy në lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Opinion” kanë qenë kryetarët opozitarë, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSi dhe kreu i PD-së kanë lëshuar sot akuza të rënda ndaj Kryeministrit Rama dhe lidhjes së tij me kriminelë të caktuar.

Ndërkohë që Basha shpërthente në akuza kundër maxhorancës duke shpalluar edhe aleancën me LSI-në, deklarata të cilat miratoheshin me kokë nga Kryemadhi, kjo e fundit u kap në një moment (min 4.50) duke pirë një lëng të ngjashëm me verën.

Kryemadhi e kuptoi qe kamera ishte fokusuar sërish tek ajo dhe e hoqi gotën nga dora.

Nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me verë apo ndonjë pije tjetër por ajo ishte një "ndërhyrje" që nuk mbeti pa u kapur nga përdoruesit e rrjeteve sociale. /albeu.com/

Shtuar më 12/10/2017, ora 23:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori