Kërcënoi gruan se do ta vriste, arrestohet futbollisti i Premier League

Një futbollist i Fulham, ekip që luan në Premier League, është arrestuar në Francë.

Mbrojtësi Issa Diop ra në pranga pasi kishte kërcënuar gruan e tij dhe aktualisht po mbahet në qeli në qytetin e Tuluzës.

Mediat franceze thonë se Diop dhe partnerja janë në mes të një procesi divorci.

Gjatë një grindjeje, mendohet se futbollisti francez ka kërcënuar me jetë gruan, e cila e ka denocuar në polici.

Issa Diop është mbrojtur duke thënë se kërcënimet nuk i kishte seriozisht.


Shtuar 19.06.2023 17:10