Rama zbulon kur do të vendoset fasha 800 kWh e energjisë elektrike

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se në tetor nuk do të aplikohet rritja e çmimit të energjisë për abonentët familjarë që konsumojnë mbi 80 kWh. Sot, ka njoftuar se aplikimi i saj do të nisë në nëntor.

“Në muajin nëntor do të vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do t’i rikthehemi këtij vendimi duke pasur parasysh parametrat. Është e vërtetë që nuk është shtuar asnjë burim energjie. Ne kemi bërë një ndryshim shumë të rëndësishme në kontrata e bëra me hidrocentralet nga qeveria e mëparshme. sot do ta çonin shpenzimin e buxhetit në pikën ku do të kishim një hap larg dhëmbët e falimentimit të shteti. Duke qenë se ne i rinegociuam ato kontrata, vendosëm një tavan edhe përballë jo vetëm investitorëve por dhe përfaqësuesve diplomatikë që na ulën në tavolinë dhe na kundërshtonin, ne kemi shumë më pak detyrime ndaj tyre. Në kushtet e kësaj krize kemi një fitim shumë më të madh në raport me atë që do të kishim, 300 milion në vit”, tha Rama./albeu.com

 


Shtuar 1.10.2022 09:23