Momenti kur mësuesi turk kapet në Laprakë, shokët i thonë bëj sikur të bie të fikët
Turku
Harun Çelik me profesion mësues është dëbuar nga Shqipëria.
Kjo ngjarje është pasqyruar gjerësisht në disa media turke, të cilat kanë publikuar edhe pamje nga
momenti i dërgimit të tij në aeroportin e Rinasit.
Mësohet se Çelik është marrë nga drejtoria e azilantëve në Laprakë për t’u dërguar më pas në aeroport.
Në video shihet
momenti kur shokët e tjerë, pjesë e lëvizjes “FETO” i thërrasin
Harun Celikut duke i thënë “
Harun bej sikur te bie te
fikët”, që ai të arrijë të shpëtojnë.
Mediat turke thonë se 41-vjeçari është sjellë në Turqi pas një operacioni Feto të kryer në Shqipëri.
Shtuar më 02/01/2020,
ora 12:59