Momenti dramatik, shpërthimi në Beirut i ndërpret çiftit gëzimin e dasmës (VIDEO)
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e së martës në kryeqytetin e Libanit. Për pasojë të paktën 30 persona kanë humbur jetën, ndërsa të pakta 3,000 të tjerë janë lënduar në Beirut.

Pamjet e publikuara në mediat tregojnë shkatërrimin dhe lëndimet në njerëz që shpërthimi la pas.

N3 video keni pamjet nga momenti kur ndodhi shpërthimi ndërsa po bëheshin xhirime për një dasmë.

Ndërsa filmohej nusja, në një moment toka tronditet dhe më pas personi që po mbante kamerën zhvendoset dhe në rrugë shihet pluhuri i ngritur në ajër.

Për shpërthimin nuk ka ende një shkak zyrtar, por paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për incident në një magazinë ku mbaheshin lënde plasëse me rrezikshmëri të lartë shpërthimi.

Shtuar më 05/08/2020, ora 08:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori