"Moisi Habilaj mbrohej nga një njeri me pushtet", rrefehet blerësi italian i drogës
Dosaj e Habilajve është rikthyer edhe një herë në vëmendjen e shtypit italian, pasi detaje të reja kanë dalë në skenë.

Sipas asaj që shkruan "Meridioneës", është zbardhur dëshmia e njërit prej blerësve të drogës nga Hasbilajt.

Bëhet fjalë për 47-vjeçarin, Antonio Riela, i cili duke folur për Gjykatën ka dhënë detaje për mënyrën sesi njihej Moisi Habilaj.

Sipas tij Habilaj mbrohej nga një person i fuqishëm dhe me mjaft pushtet në Shqipëri.

Moisi Habilaj më siguroi duke më thënë se ai ishte i mbrojtur si një person i rëndësishëm në Shqipëri, Iicili e lejonte atë që të traqnsportonte sasi të mëdha të marjuanës,” ka thënë 47-vjeçari në Gjykatë.

“Ai më tha edhe emrin e këtij personi, por tani nuk më kujtohet”, ka shtuar më tej Riela në përballjen me gjykatësin Andrea Bonomo.

Më tej ai ka folur dhe për blerjen e bizhuterive nga ana e Moisiut që do të dërgoheshin në Shqipëri.

“Unë shoqërova Moisin tek një tregtar që qëndron prapa gjykatës së Catania, në një kryq në një derë. Unë nuk hyra, por e di se ata do të të niseshin për në Shqipëri dhe përkëtë u blenë dhe bizhuteritë. Ishte dhjetor 2013”, është shprehur më tej Reila.

Media italiane shkruan më tej se blerja e bizhuterive është nxjerrë dhe nga përgjimet ambientale që iu janë bërë Habilajve, ndërsa shton se në Shqipëri vazhdojnë hetimet në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ndërkohë që detaje mësohen dhe nga dëshmia e Nazer Seitit, i cili njihet ndryshe si arkëtar i Habilajve.

Ai ka treguar se paratë e drogës i merrnin në kuti detergjentesh nga Italia drejt Shqipërisë, ndërsa ka mohuar se është përdoru Audi A8 në pronësi të ish-ministrit Tahiri. /albeu.com/
Shtuar më 21/12/2018, ora 09:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori