17 vdekje dhe 482 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 12 vdekje nga Covid-19 dhe 482 raste të reja.

Në po të njëjtën periudhë kohore janë shëruar 482 pacientë.

Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga Covid-19 janë regjistruar edhe 5 viktima të tjera të cilët kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 12 deri më 23 tetor 2021.

Raste aktive në vend janë 6.292./albeu.com


Shtuar 23.10.2021 20:37