E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
"Mjeshtri" i bombave me celular, Julian Sinanaj i shpëton burgut të përjetshëm
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shpalli mesditen e sotme vendimet për "Bandën e Tritolit" duke dënuar me burgim të përjetshëm Andon Mëhillajn dhe me 10 vite burg Genis Mëhillajn.

Ndërkoohë, drejtuesi i saj Julian Sinanaj i shpëtoi burgut të përjetshëm pasi pranoi të ishte bashkëpunëtori i drejtësisë duke marrë 35 vite burg.

Ndërsa, Ndriçim Gjokona u dënua me 8 vite burg nga 35 të kërkuara, kurse Marjan Mitro u dënua me 5 vite nga 8 të kërkuara.

E ashtuquajtura "Banda e Tritolit" akuzohet për disa vrasje si edhe vendosje lënde shpërthyese ndaj disa personave në vend, një ndër ta edhe ish-kreu i ALUIZNI-t, Ardian Kollozi. /Albeu.com/
Shtuar më 09/03/2017, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori