Mjeku shqiptar në Itali apel të rinjve: Respektoni masat ndryshe do të përfundoni keq
Mjeku shqiptar në Itali, Alban Beltoja, ka folur mbi situatën e krijuar nga koronavirusi dhe të ardhmen.

Mjeku tha për News 24, se situataItali është e qetë, pasi qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe po respektojnë masat, ndërsa shtoi se një gjë e tillë duhet të ndodhë edhe në Shqipëri, pasi në të kundërt situata do të përkeqësohet në muajt e vjeshtës.

Ai u bën thirrje të rinjve të mbajnë maska dhe të respektojnë rregullat ndryshe do të përfundojnë keq.

“Këtë vit pushova në Shqipëri. Erdhëm në fillim të korrikut dhe pushuam. Situata atje është pak a shumë ajo që ne përjetuam në mars, por fatmirësisht atje po përjetohet në verë. Tani njerëzit janë në ambiente të hapura, dhe jo si në Itali, kur njerëzit ishin të mbyllur. Kjo bën që të ketë më pak infektime. Ulja e moshës mesatare të të prekurve po ndodh tashmë në mbarë botën. Shumë të rinj do të përfundojnë keq, nëse nuk respektojnë masat. Nuk ka garanci për këtë situatë”,u shpreh mjeku.

Kur të vijë shtatori e tetori njerëzit do mbërthehen dhe nga gripi, ka nisur vaksinimi në Itali?

Është një projekt që të nisë vaksinimi menjëherë në shtator. Personat me risk duhet të bëjnë dhe vaksina të tjera, përvec asaj të gripit. Kjo do të tregojë se një njeri që do të ketë temperaturë, ka shumë mundësi të ketë Covid-19. Por, gjithashtu vaksina ndihmon ndaj koronavirusit. Koronavirusi ka treguar se nëse do të mbahen masat nga popullata me korrektësi, ku një në katër persona duhet të jenë me maska, nuk do të ketë rrezik. Nëse në Shqipëri nuk do të respektohen masat në muajt tetor, nëntor, fatkeqësisht situata do të jetë si në korrik.
Shtuar më 22/08/2020, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori