Arben Ahmetaj në kërkim ndërkombëtar, avokati ankimon masën e sigurisë “arrest në burg”

Avokati i Arben Ahmetatj ka ankimuar masën e sigurisë “zrrest me burg”.  Avokati Henrik Ligori dorëzoi sot kërkesën ku kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO.

Ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj u shpall në kërkim ndërkombëtar kater  dite me pare. Zyrtarisht nuk dihet se ku ndodhet, por avokati deklaroi dy javë më parë se klienti i tij, Arben Ahmetaj ndodhet në Britani pranë vajzës së tij që ka probleme shëndetësore.

Kujtojmë se Arben Ahmetaj  ndodhet jashtë vendit, ndërsa tashmë i është hequr imuniteti si deputet, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar.

Prokuroria e Posaçme i kërkoi Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza, më e rënda ajo për korrupsion.

Në dosjen voluminoze prej 320 faqesh krahas Ahmetajt rezultojnë të përfshirë për aferën e inceneratorëve edhe persona të tjerë, ndaj SPAK i kërkoi Kuvendit që seancat e Këshillit të Mandateve të mbaheshin pa praninë e medias. Ndërkaq kujtojmë se vetë Arben Ahmetaj ka reaguar dy herë në lidhje me akuzat ndaj tij.

Ahmetaj reagoi nje jave me pare për emisionin për Blendi Fevziun në emisionin “Opinion” si edhe  nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetin e tij social Facebook.

Teksa u ka kërkuar falje votuesve të tij, familjes dhe të afërmve, Ahmetaj ka paralajmëruar se do të mundohet të nxjerrë ditë pas dite të vërtetat në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

/albeu.com/