Mjeku ngre shqetësimin: Ka vetëm temperaturë 38 gradë dhe i kanë dhënë një listë me ilaçe

Mjeku Erion Dasho ka ngritur alarmin për situatën në Shqipëri për shkak të koronavirusit. Në një fotografi të publikuar në Facebook, tregon se i kanë mbushur raftin me ilace ndërsa simptoma e vetme që ka është temperatura 38 gradë.

Sipas mjekut Dasho, po bëhet masakër me shëndetin e qytetarëve dhe ngre pyetjen për qytetarët se ku janë protokollet që pretendojnë ministria dhe komiteti.

Reagimi i plotë

Nuk është raft farmacie, por receta e dërguar me SMS një pacienti më pak se 30 vjeç, i cili të vetmen simptomë që ka është temperaturë 38⁰!!!

Kjo masakër me shëndetin e qytetarëve duhet të marrë fund!!! Ku janë protokollet që ministria dhe komiteti pretendojnë se kanë?! Pse ky i ri po mjekohet me këtë farmaci për një temperaturë 38⁰?!
Shtuar më 30/10/2020, ora 10:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori