Një mjek nga spitali i Napolit i quajtur Paolo Ascierto ka sugjeruar futjen në listën e medikamenteve për trajtimin e
koronavirusit edhe të një ilaçi të quajtur “Tocilizumab”, i cili përdoret kryesisht për kurimin e artritit tek pacientët.
Siç raporton “Reppublica“,
mjeku është shprehur se ka trajtuar me këtë
medikament dy persona të prekur me koronavirus dhe
trupi i tyre ka reaguar në mënyrë të shkëlqyeshme gjatë 24
orëve të fundit.
Mjeku nuk thotë se çfarë efekti ka ky
medikament tek
trupi i pacientëve, megjithatë ai këmbëngul se tek ata ku e ka përdorur ka vërejtur përmirësime të dukeshme brenda 24
orëve. /albeu.com
Shtuar më 11/03/2020,
ora 18:07