Mjeku goditet me tullë në kokë në spitalin e Durrësit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në spitalin e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, një mjek është goditur me tullë në kokë në ambientet e spitalit.

Mjeku u godit teksa ndërhynte për të ndarë dy persona të dehur që po ziheshin.

Ai është plagosur në kokë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.02.2019, rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, kanë shkuar shtetasit E.Sh., 33 vjeç dhe M.B., 38 vjeç, banues në Durrës, në gjendje të dehur ku janë konfliktuar dhe dyshohet se kanë goditur mjekun e Urgjencës.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Urgjencën e Spitalit dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme dy shtetasit. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2019, ora 20:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori