Mjekja humb licencën pasi bëri s*ks me pacientin (VIDEO)
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Toronto të Kanadasë ku raportohet se një mjeke ka humbur licencen e saj për shkak se kishte kryer marrdhënie seksuale me nje pacient me kancer.

Theepa Sundaralingham 37 vjeç dhe pacienti ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram dhe më pas shkëmbyen numrat e telefonit.

Pas disa kohësh dhe bisedash të shkëmbyera ata përfunduan duke bërë seks në shtratine spitalit.

Pës këtij akti mjekja ka humbur licencën e saj pas një seance dëgjimore ku u shqyrtua kjo ngjarje. Rasti ka ndodhur në Toronto të Kanadasë.


Duke folur për atë që ndodhi, pacienti tha: “Është shumë e vështirë për mua që të flas me dikë për këtë ngjarje.

Unë jam mashkull dhe do të ishte e thjeshtë për mua që të thoja se pata marrëdhënie me mjeken time dhe dikush do të thoshte shumë mirë.

Por, kjo nuk është gjë e mirë. Nuk është ky rasti, ndihem i abuzuar, dhe është shumë e vështirë për një mashkull që të thotë diçka të tillë për një femër.

Zakonisht është e kundërta. Në atë kohë nuk isha në gjendje të kuptoja pasojat e marrëdhënies sime me mjeken”.

Mjekja 37-vjeçare i kishte kërkuar vazhdimisht pacientit që të fshinte mesazhet që kishin shkëmbyer bashkë në celular, duke i thënë që marrëdhënia e tyre duhet të ishte sekret, raporton britanikja “Metro”.

Në një prej SMS-ve të dërguara pacientit ku i kërkonte që t’i fshinte, mjekja shprehej e shqetësuar nëse kolegët e saj do të mësonin për aferën e tyre seksuale.

Komisioni dëgjimor që e pushoi nga puna, urdhëroi mjeken edhe që të paguante për terapinë e pacientit të sëmurë me kancer, me argumentimin se e kishte shfrytëzuar atë për kënaqësi personale, kur i sëmuri ka qenë në fazën më të keqe të tij. /albeu.com/

Shtuar më 02/02/2019, ora 08:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori