Mjekët: Obeziteti tek femijët, shifra alarmante
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Mbipesha tek fëmijët po kthehen në një problem shqetësues për shoqërinë shqipëtare. Sipas specialistëve të mjekësisë po rritet çdo ditë numri i personave të cilët kanë probleme me mbipeshën.

Numri i rasteve të fëmijëve të cilët janë në mbipeshë që paraqiten në QSUT shkon nga 150 deri në 200 fëmijë në muaj. Shifrat janë alarmante sipas mjekëve, ku 20 % e fëmijëve në Shqipëri janë obezë.

Kjo gjë është më e theksuar në zonat ku edhe mirëqënia është disi më e lartë se vendet e tjera. Ku një numër i madh i tyre vijnë nga qytete të mëdha si Tirana, Durrësi apo Elbasani. Numri është shumë i lartë për mjekët, duke pasur parasysh edhe faktin që fenomeni po vjen gjithmonë duke u rritur.

Sipas mjekëve ushqimi i bollshëm dhe i pakontrolluar i fëmijëve ka bërë që të rritet edhe numri i të prekurve nga mbipesha. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2011, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com

Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com