"Mjaft më me vrasje", Dom Gjergj Meta: Sistemi i drejtësisë ende larg atij të një vendi europian
Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom
Gjergj Meta ka reaguar pas përgjakjes së Rrëshenit me vrasjen e Anton Kelit mbrëmjen e kaluar.
Në një status në Facebook, ai bën thirrje që të ndalen vrasjet, ndërsa kritikon sistemin e drejtësisë duke thënë se është ende larg të një
vendi normal.
“Qyteti jonë, Rrësheni, u përgjak sërish. Prapë një vrasje tjetër pa autor apo me autor në drejtim të paditur. Për fat të keq, na janë bërë të shumta drejtimet e paditura, në një sistem drejtësie ende larg atij të një
vendi normal europian.
Janë të tepërta
këto pesha që po i ngarkohen shpesh qytetit tonë të vogël,
këto kohët e fundit.
Kushdo që merr jetën e një njeriu ta dijë se një ditë do të japë llogari. Mund t’i fshihet drejtësisë së njerëzve, mund të humbasë gjurmët, por nuk i fshihet dot gjykimit të
Zotit e as gjykimit të ndërgjegjes së vet.
Nuk kam fjalë tjetër për ata që kanë gisht në
këto punë përveçse: Pendohuni! Kthehuni kah Zoti! Lërjani
Zotit gjykimin. Do të vijë një ditë gjykimi i
Zotit, në këtë botë e në tjetrën. Nuk do t’i shpëtojë dot askush atij gjykimi. Sa jeni gjallë keni kohë të silleni kah e mira, kah falja dhe paqja.
Lum ata që duan paqen dhe urrejnë të keqen, sepse do të quhen bijtë e Hyjit. Mjaft më me vrasje! Mjaft”, thuhet ne mesazhin e
Gjergj Metes.
Shtuar më 16/12/2020,
ora 13:35