Misteri dhe 40 mijë eurot e zhdukura, gjendet djali i çiftit shqiptar që u masakrua në Itali
Djali i çiftit shqiptar që u gjet i vrarë në mënyrë makabre në Itali, Taulant Pasho, 33 vjeç ndodhet në një burg të Zvicrës.

sipas mediave vendase, i riu ndodhet në burgun zviceran prej 16 tetorit të këtij vitit, pasi akuzohet për vjedhje dhe shkelje të tjera.

Në mediet italiane thuhet se Taulant Pasho ishte personi i fundit që kishte takuar prindërit e tij, Shpëthim dhe Teuta Pashon, më 2 nëntor, ditë në të cilën ai ka dalë nga burgu me masën e arrestit shtëpiak.

Hetuesit janë fokusuar edhe te konfliktet familjare që kanë patur bashkëshortët me fëmijët prej vitesh. Mediet italiane raportojnë se dy vajzat e çiftit u shoqëruan mbrëmjen e djeshme në komisariat së bashku me xhaxhain e tyre, që jeton në Kastelfiorentino.

Pas vrasjes, çiftit shqiptar i mungonte një shumë prej 40 mijë eurosh. Kjo shumë parash ishte përfituar nga Shpëtimi si dëmshpërblim për një aksident që kishte pësuar në Shqipëri. Eshtrat e Shpëtimit dhe Teutës, të cilët u zhdukën në 2015, u gjetën javën e kaluar nga një fermer ndërsa po punonte në kopshtin e tij.

Shtuar më 17/12/2020, ora 18:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori