Miss Globe 2020, më e bukura shqiptare: Si nisi xhelozi mes vajzave pas fitores (FOTO LAJM)

21-vjeçarja, Lorinda Kolgeci është shpallur fituese e “Miss Globe 2020”, ku përfaqësoi denjësisht vendin e saj.

Mëngjesin e sotëm ajo ishte e ftuar në “Wake Up” teksa rrëfeu mbi këtë eksperiencë: “Ditët e para kemi qenë të gjitha shoqe shumë të mira, por kur filluan të afroheshin ditët e kompeticionit filloi një garë e lehtë mes gocave”, rrëfeu ajo.

Më tej moderatori Isli Islami e pyeti se ku e kuptoi ajo se ishte xhelozi e lehtë dhe jo e madhe?

“Në momentin që jam shpallur ‘Miss Globe 2020’ kam parë dhe mimikën e fytyrave të vajzave, të atyre që më kanë uruar dhe kam arritur t’i dalloj më mirë gjërat. Të gjitha kanë qenë të mira dhe më kanë uruar, por secila në mënyrën e saj”, tregoi bukuroshja.

Kujtojmë se Lorinda është mbesa e modeles dhe aktores shqiptare, Diellza Kolgeci, e cila u kurorëzua Miss Kosova në 1996.

Shtuar më 16/11/2020, ora 12:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori