"Mirësi në kohërat e koronavirusit", studenti shqiptar bën gjestin e rrallë

Në situata të vështira, zbulohen më mirë ata që e kanë zemrën e madhe dhe nuk ua kursejnë ndihmën më të dobtëve.

Kështu këtë herë ka qenë një djalë i cili ka printuar një letër dhe e ka vendosur të hyrja e pallatit të tij shkruan albeu.com.

Ai ka lënë numrin e telefonit ku iu kërkon të gjithë atyre që kanë nevojë, të moshuarve ose atyre që nuk dalin dot për ushqime ta telefonojnë sepse ai do t'i ndihmojë.

Përsa i përket higjienës djali ka sqaruar se është student i mjeksisë ndaj është shumë i kujdesshëm.

Epo njerëz të tillë na duhen. /albeu.com/

Shtuar më 17/03/2020, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori