Mirditë, rrëshqitja gurëve dhe dherave bllokojnë rrugën, banorët apel bashkisë
Sërish rrëshqitje gurësh dhe dherash në rrugën Rrëshen-Bukmirë në Mirditë. Shkak reshjet e shiut të rëna me intensitet të lartë gjatë pasidtes së sotme.

Bëhet e ditur se automjetet e vogla nuk kalojnë dot si shkak i dherave dhe gurëve të cilët janë në rrugë. Vetëm mjetet e larta, foristrada mund të kalojnë me shumë vështirësi.

Rruga pothuajse vijon të jetë e bllokuar, ndërsa asnjë masë nuk është marrë deri në këto momente për pastrimin dhe largimin e inerteve nga rruga.

Banorët bëjnë apel që bashkia të marrë masa të ndërhyjë pasi mund të ketë banorë që janë bllokuar.
Shtuar më 23/09/2019, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori