Miratohet vendimi, nuk ka më makina të këtij viti nga janari 2019
Qeveria ka miratuar sot vendimin për ndalimin e importit të automjeteve mbi 10 vjet nga viti i prodhimit.

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, automjetet të cilat kanë hyrë në territorin shqiptar para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, por nuk kanë përfunduar procedurat e regjistrimit, kanë afat deri në 1 mars 2019, për kryerjen e procedurave të nevojshme.

Sipas vendimit të marrë sot, në kuadër të ruajtjes së cilësisë së ajrit, lejohen tç regjistrohen për qarkullim në Shqipëri, mjetet motorike dhe automjetet si më poshtë:

–Autoveturat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5, të Bashkimit Evropian;

-Mjetet motorike të tjera të reja si motorë, autobusë, kamionë të kategorive M2 dhe N1,me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5, të Bashkimit Evropian;

-Autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 4) duhet të jenë prodhuar jo me shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.
Shtuar më 26/10/2018, ora 19:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori