Liga e Kombeve: Portugalia dhuron spektakël pa CR7, Mbappe mjafton për Francën (VIDEO)

U luajtën mbrëmjen e sotme 3 supersfidat e vlefshme për Ligën e Kombeve. Portugalia dhuroi spektakël ndaj Kroacisë duke e mposhtur me rezultatin 4-1, në një përballje të dominuar totalisht nga luzitanët.

Kanselo, Jota, Zhoao Feliks dhe Andre Silva ishin autorët e golave për skuadrën e Santos. Edhe pse pa Ronaldon në fushë, Portugali arriti të bindte, duke e bërë që mos ndihej mungesa e yllit të Juventusit. Në sfidat e tjera, Franca dhe Belgjika triumfuan në transfertë, përballë Suedisë dhe Danimarkës.

Kampionët e Botës, iu falën golit të Mbape në minutën e 41-të, ndërkohë që Grizman, humbi një penallti në minutën e 95-të. Fitore e merituar edhe për Belgjikën, me rezultatin 0-2. Nga një gol për secilën pjesë, me autor, Denajer dhe Mertens.

REZULTATET:

PORTUGALI – KROACI 4-1

Kanselo 41′ , Jota 58′, Zhoao Feliks 70′, Andre Silva 90+5 / Petkoviç 90+1′

SUEDI – FRANCË 0-1

Mbape 41′

DANIMARKË – BELGJIKË 0-2

Denajer 9′ , Mertens 77′


Shtuar 5.09.2020 20:57