Miqtë më të mirë dhe surpriza, brenda ditëlindjes së Einxhel Shkira (FOTO LAJM)

Moderatorja shumë e dashur e ekranit, Einxhel Shkira, është sot vajza e ditëlindjes.

Ajo ka mbledhur personat më të ngushtë të rrethit të saj dhe ka pritur mesnatën, që ta festonin së bashku ditën e saj të shënuar.

Të rinjtë kanë darkuar, kanë qeshur e janë argëtuar në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa pamjet nuk munguan as në Instagram.



Sapo ka hyrë mesnata, miqtë i kanë mbyllur sytë Einxhelit, e kanë çuar përballë tortës dhe i kanë kënduar këngën e ditëlindjes.

Në videot e publikara në rrjete sociale, Einxhel shfaqet tepër e lumtur dhe duket se e ka shijuar në maksimum ditën e saj.

Këtë sezon televiziv, moderatorja u rikthye në ekran me emisionin “Binjakët”, në krah të Romeo dhe Donald Veshajt.

Shtuar më 25/11/2020, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori