"Besa Shahini po përgjon bisedat e mësuesve në çdo shkollë"
Ish-kryeministri, Sali Berisha ditën e sotme ka bërë publik një denoncim që i ka ardhur në "inbox-in" e tij ku thuhet se ministria e Arsimit po krijon një skemë për të kontrolluar mësuesit.

Ish-kryeministri shkruan se të gjithë mesuesit do të behën pjesë e një gupi të përbashkët në “Whatsapp”.


Njoftimi i plotë:

Urdheri i ri i kakistokrateve te arsimit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Shih cfare u bejne mesuesve Doktor. U kane kerkuar qe te infiltrojne nr (me thone eshte e keshilltarit te ministres). Komtrollojne krejt komumikimin mes mesuesve.

Ua kane cuar me urdher nga drejtorite arsimore.

Përshëndetje!

@⁨‪+355 68 272 9727⁩ do të jetë kontakti përmes të cilit do të bëhen komunikimet në grupe.

Siç edhe ju kemi komunikuar më parë, *duhen hapur grupet e ëhatsapp-it me të gjithë mësuesit e secilës shkollë*.

Pra, çdo drejtor shkolle ka një grup, ku janë të gjithë mësuesit e shkollës që drejton. Në këtë grup do të shtohet edhe ky numër @⁨‪+355 68 272 9727⁩

Grupet duhet të emërohen në këtë formë:

“DAR ____ / (emri i shkollës)” ose “ZA _____ / (emri i shkollës)”

P.sh. “DAR Tiranë/Jeronim de Rada” ose “ZA Kurbin / Gjokë Elezi”.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin tuaj,

Gjithë të mirat
Shtuar më 22/02/2019, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori