Ministrja e re e Energjetikës kërkon shkarkimin e kreut të OST
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku çon në Bordin e OST kërkesën për shkarkimin e kreut të OST pas skandalit të “DH Albania”.

Bëhet fjalë për Klodian Gradecin, drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

OST u përfshi në skandalin e Unazës së Re, pasi “DH Albania”, një kompani fantazmë, mori tenderin prej 12 mln eurosh për një linjë energjitike. Tenderi u anulua.

Skandali me kompaninë Dunwell Haberman, nisi me shpalljen fituese për ndërtimin e një pjese të Unazës se Madhe, por aktiviteti ndërtimor i kesaj kompanie u pezullua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pas publikimit të dokumenteve, ne emisionin “Të paekspozuarit”.

Sipas te dhenave te siguruara në faqen e Agjencise se prokurimit publik, Operatori i Sistemit te Transmetimit i ka dhënë kompanisë DH ALBANIA, një tender me vlerë 11 milionë euro (1 miliarde e 447 milionë lekë).

Bëhet fjalë për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar nga OST gjatë këtij viti. Sipas dokumenteve të siguruara nga Agjencia e Prokurimeve Publike, tenderi është zhvilluar në nëntor dhe Dunwell Haberman Albania e ka fituar atë me 100 për qind të vlerës limit, shkruan BW. Më konkretisht, sipas dokumenteve të APP, fondi limit për ndërtimin e linjës Burrel-Peshkopi ishte përcaktuar 1 miliardë e 447 milionë lekë dhe po me këtë çmim është fituar nga DH Albania.
Shtuar më 21/01/2019, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori