Ministria e Shëndetësisë bën të ditur, ja sa persona janë të intubuar dhe në terapi intensive
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se në dy spitalet COVID po trajtohen aktualisht 122 pacientë të konfirmuar si të prekur me koronavirus.

Sipas të dhënave zyrtare, në terapi intensive po trajtohen aktualisht 19 pacientë, ndërsa të intubuar janë 3 pacientë.

"Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet Covid, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse", njofton Ministria e Shendetesise.

Diten e sotme Ministria e Shendetesise njoftoi se ne 24 oret e fundit jane konfirmuar pozitive me COVID-19, 122 persona, ndersa nje grua nga Vlora 55 vjeç ka humbur betejen me virusin.
Shtuar më 10/08/2020, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori