Vritet në mënyrë horror anëtari i klanit famëkeq ballkanas, e ekzekutojnë më armë dhe i djegin kokën

Një 23-vjeçar, i identifikuar si Vidak Vujoviç, anëtar i grupi kriminal Skaljar është gjetur i vrarë dhe i djegur në fshatin Šteke, afër Podgoricës. Vrasja monstruoze u zbulua nga një banor i zonës, i cili ishte kthyer në fshat kur u ndesh me trupin e të riut që i ishte djegur koka dhe kraharori.

Këmbët e krahët kishin tatuazhe të shumtë që ndihmuan autoritetet të identifikonin të riun. Ai rezulton se është një person me precedentë penalë dhe dyshohet se është përfshirë në krime të ndryshme, pas të cilave qëndron klani Skaljar.

Pranë trupit të Vujoviç u gjetën dhe tre gëzhoja të cilat po analizohen. Gjetja e tyre tregoi se i riu është vrarë fillimisht me armë zjarri, më pas është djegur.

I riu ishte zhdukur para tre ditësh dhe nuk kishte kontaktuar me familjen. Këta të fundit nuk e kishin raportuar zhdukjen e tij, por kishin nisur ta kërkonin vetë. Gjithçka mori fund në momentin që policia u trokiti në derë për tu dhënë lajmin mbi gjetjen e të riut.

Tashmë hetuesit po përqëndrohen tek kontaktet e fundit të të riut, telefonatat që ka kryer, mesazhet që ka shkëmbyer dhe takimet që ka zhvilluar. Në një prej tyre, është edhe ‘kyçi’ i zbardhjes së këtij krimi makabër.


Shtuar 10.04.2023 19:19