Ministri serb: Tani Erdogani është mik i serbëve e jo i shqiptarëve
Pëlqej
Turqia e Recep Tayyip Erdogan partner kryesor të saj në Ballkan i llogariste shqiptarët, Kosovën dhe Shqipërinë, por me vizitën e fundit të presidentit turk në Beograd, duket se ky raport ka ndryshuar. Këtë e thotë ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajic.

Erdogan këtë javë zhvilloi një vizitë në Serbi, ku me vete kishte 180 biznesmenë, dhe atje u nënshkruan shumë marrëveshje bashkëpunimi, duke përfshirë edhe të fushës ekonomike.

Ministri Lajic në një bisedë për mediat serbe ka folur për këto raporte, dhe ai thotë se marrëdhëniet e Turqisë me Kosovën dhe Shqipërinë nuk janë më sikur disa vite më parë, përcjell gazetametro.net.

Ndërkaq, bëri bujë edhe veprimi i Ministrit të Jashtëm Ivica Dacic i cili i këndoi turqisht Erdoganit këngën Osman Aga. Madje Dacic tha se kjo këngë është e gjithë Ballkanit.

Shtuar më 13/10/2017, ora 07:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori