Ministri Klosi zbulon shifrën e turistëve që kanë hyrë këtë vit në Shqipëri
I ftuar në “Dritare me Rudinën” ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh se edhe pse 2019 shihej si një vit problematik për turizmin, për shkak të situatës politike, por numri i turistëve është në rritje.

Ministri tha se në vendin tonë të hyjnë 6,7 milion të huaj këtë vit.

Ka edhe problematika, Rrahmani e ka të drejtë atë që unë jam shumë më kritik për sektorin e turizmit. Ne duhet të kemi një lloj krenarie se në krahasim me vendet e rajonit ne po ecim shumë shpejt. Kemi një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë. Flas me hyrjet në kufi, janë 6,7 milionë të huaj që hyjnë në vendin tonë këtë vit. Duke u rritur numri, rritet edhe kërkesa për të rritur çmimet, për tu bërë vend më atraktiv”,- shtoi ai.

Shtuar më 23/07/2019, ora 21:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori