Afera me inceneratorin e Fierit, pranohet gjykim i shkurtuar për 16 të pandehurit

GJKKO ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të 16 të pandehurve për inceneratorin e Fierit.

Ndërsa për tre prej tyre që nuk kërkuan gjykim të shkutuar, u nda çështja.Me këtë vendim të pandehurit do të përfitojnë ulje të një të tretës së dënimit që do t’u caktohet.

Ata do përballen me akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Lefter Koka është shprehur në disa seanca se akuzat ndaj tij janë të paprovuara, duke pretenduar se procesi është i montuar me qëllim që ai të goditet politikisht. Edhe ish-deputeti Alqi Bllako deklaroi se nuk ka pasur asnjë rol në dhënien e koncesionit.

/albeu.com/

 


Shtuar 29.05.2023 13:33