Ministri i Jashtëm i Maqedonisë kërkon që Shkupi dhe Tirana të vlerësohen veç e veç nga BE-ja
Ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov ka nënvizuar sot se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vlerësohen ndaras në planin e eurointegrimeve. Kjo deklaratë e Dimitrovit u bë në takimin që pati me shefin e diplomacisë gjermane, Heiko Maas, i cili qëndroi për vizitë në Shkup.

“Parimi bazë në procesin e anëtarësimit është: secili sipas arritjeve në reforma. Nëse i grupojmë vendosim shtetet në paketë dhe i bëjmë të varura nga diçka që nuk është në kontroll të tyre atëherë humb logjika e anëtarësimit. Si fqinjë të mirë kemi interes që edhe Shqipëria dhe fqinjët tjerë të shkojnë përpara, por gjithashtu vlerësojmë se secili shtet duhet të vlerësohet veçmas”, theksoi ministri Dimitrov.

Ministri gjerman Maas theksoi se Gjermania mbetet në qëndrimin se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë datën për fillim të negociatave anëtarësuese me BE-në, pavarësisht ndryshimeve të inicuara nga Franca e që pritet të ndodhin në metodologjinë e anëtarësimit. Ai inkurajoi vendin të vazhdojë me reformat në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kthimin e shtetit të së drejtës, duke siguruar se për këtë ka mbështetjen dhe ndihmën e plotë të Berlinit.
Shtuar më 13/11/2019, ora 20:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori