Ministri i Jashtëm grek: Është koha që të martojmë nipërit tanë...
Vizita e Ministrit të Jashtëm grek u përfshi nga polemika në lidhje me ligjin e luftës dhe çështjen çame. Kujtojmë këtu faktin se Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias, ishte gjatë kësaj jave për një vizitë në Shqipëri, ku ka takuar kryeministrin Rama dhe homologun e tij Ditmir Bushati.

I ftuar në një auditor të organizuar nga “Top Story”, ai ka gjetur rastin të shpjegojë marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë nëpërmjet një batute:

“Politika mplekset ndonjëherë me psikanalizën, siç më thotë një miku im shqiptar.

Natën kërcejmë në buzuk dhe në mëngjes themi edhe ndonjë fjalë për grekët.

Ndërsa ne gjithë ditën mbështetemi te puna e shqiptarëve në Greqi.

I përqafojmë, i puthim dhe i duam, por para se të flemë themi edhe ndonjë fjalë për Shqipërinë.

Jemi si një çift të moshuarish gërnjar. Është koha që të martojmë nipërit tanë, që të bëjmë një traktat miqësie”, tha Kocias. /albeu.com/

Shtuar më 10/06/2016, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori