Ministri gjeni i Ramës bën gafën e radhës (VIDEO)
Ministri shumë i lexuar i Ramës duket se ndonjëherë harron dhe bën gafa që bëjnë xhiron në rrjet.

Kështu këtë herë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka pritur në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës çeke, Tomáš Petricek.

Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës rajonale të Ministrit të Jashtëm çek Petricek në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Shqipëri, i cili pati në fokus marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, integrimin në BE, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe situatën në rajon.

Por më shumë sesa vetë vizita, ajo që ka bërë përshtypje është cilësimi i Shqipërisë nga Cakaj si komunitet dhe jo si komb.

“Pa asnjë dilemë, pavarësisht dilemave momentale dhe mëdyshjeve të kohë pas kohshme, ne mbesim komuniteti më proevropian në rajon dhe do të vazhdojmë të mbesim të till녔, ka thënë ai gjatë fjalës së tij.

Fillon në minutën e 14:00. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2019, ora 22:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori