Mesazh nga Ervis Martinaj?! Dyshohet se masakra e “Don Boskos” ishte shenjë hakmarrjeje nga “mbreti i lotove”

Dy ditë më parë (12 mars 2023), vrajsa e një gruaje të pafajshme dhe plagosja e 6 personave të tjerë nga një atentat mafioz tronditi kryeqytetin.

Në lokalin në pronësi të Fation Muratit, në rrugën “Anastas Shundi”, Don Bosko persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi duke lënë të vdekur 58-vjeçaren Mimiza Paja e cila punonte si banakiere.

Atentati dyshohet të jetë kryer për motive hakmarrje ndaj vrasjeve të ndodhura në Tiranë, Fushë-Krujë, Laç e Lezhë, ku në shënjestër ishin njerëzit e Ervis Martinaj, të cilët u ekzekutuan njëri pas tjetrit përgjatë dy viteve të fundit.

Këto janë dyshimet e forta të policisë që po heton për identifikimin e autorëve të masakrës.

Policia po heton disa nga njerëzit që kanë patur miqësi dhe lidhje me mbretin e lojërave të fatit, dhe prej zhdukjes pa gjurmë të Ervis Martinaj në gusht 2022, ata ishin tërhequr dhe nuk shfaqeshin në publik.

Ka dyshime të forta që ata janë riorganizuar gjatë këtyre muajve për të goditur në shenjë hakmarrje kundërshtarët e tyre. Megjithatë, asnjëri prej këtyre personave të skeduar nuk janë shoqëruar dhe sipas sistemit TIMS të paktën njëri prej tyre rezulton jashtë, por hetuesit thonë se ai mund të jetë kthyer sërish në fundjavë.

Ndërkohë, shënjestra e atentatit, Fatjon Murati, i cili do të duhet të ishte në “arrest shtëpie” pasi u arrestuar në tetor 2022 për armbëmbajtje pa leje, është arratisur dhe dyshimet janë se është larguar jashtë vendit. Ai është dyshuar me herët për atentatin me 3 të vrarë tek mbikalimi i Fushës-Krujës, ku viktimë mbeti Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Në lokalin e Muratit, nga breshëria e armëve, humbi jetën banakierja Mimoza Paja, si dhe u plagos xhaxhai i Fatjon Muratit dhe 5 persona të tjerë, përfshirë dhe mbesën 10 vjeçe të viktimës. Për të rënë në gjurmët e autorëve policia po sekuestron kamerat e sigurisë, përgjatë rrugës që kanë ndjekur ekzekutorët nga Don Bosko deri në fshatin Likmetaj ku ata dogjën makinë që përdoren në atentat./Albeu.com/