Ish- Ministrja e Mbrojtjes Mimi
Kodheli ka treguar se puna e blerjes së votave është një fenomen i shëmtuar… por që nuk është
filluar nga PS.
E ftuar në “Provokacija”
Kodheli ka lënë mundësinë e intepretimit duke u shprehur se nuk janë
socialistët të parët që e kanë nisur blerjen e votave.
“Blerja e votës është një punë e keqe. Nuk e kanë
filluar socialistët këtë gjë. Kjo punë daton shumë herët. Partia Socialiste është një parti e madhe dhe nuk ka pasur nevojë në përgjithësi që të blejë vota.
Pastaj kjo është punë burrash, gratë janë më imune ndaj këtyre gjërave. Përgjimet thjesht i shtynë njerëzit që të kuptonin më mirë. Nuk jam këtu për të komentuar as mënyrën se si meshkujt flasin mes njëri-tjetrit,”– tha
Kodheli.
Shtuar më 25/06/2019,
ora 22:55