Qëlloi me armë drejt një banese në Shkodër, arrestohet autori i shpallur në kërkim

Policia ka arrestuar autorin e të shtënave me armë në Shkodër në janar të vitit 2022. Bëhet fjalë për 49-vjeçarin me iniciale D. A., në fshatin Dukagjinin e Ri, Krujë.
Ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Mësohet se 49-vjeçari ka qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit N.U.,  për shkak të një konflikti për motive pronësie.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rakordimi”, për lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.
Qëlloi me armë zjarri, në drejtim të një banese në Shkodër, në janar të vitit 2022, për shkak të një konflikti për motive pronësie, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, me mbështetjen e inteligjencës informative dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shkodrës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rakordimi”.
Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga shtetasi i kërkuar D. A., 49 vjeç, banues në fshatin Dukagjinin e Ri, Krujë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Shtetasi D. A., më datë 26.01.2022, në fshatin Kasnec, Shkodër, për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të banesës së shtetasit N. U.
49-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.