Milo: Daçiq dhe Nikoliq do ta njohin Kosovën
Ish ministri i jashtëm i Shqipërisë Paskal Milo ka thënë në lidhje me raportet Kosovë-Serbi se Daçiq dhe Nikoliq dhe pse thonë se nuk do ta njohin Kosovën, shumë shpejt kanë për ta bërë.


Këtë deklaratë Milo e ka bërë në kuadër të debatit "100 vjet nga Luftërat Ballkanike dhe nevoja për pajtim", madje ka theksuar se debati për emrin e Maqedonisë është një artific që e kutpjnë më mirë shqiptarët.

“Por, patjetër do të kalojë kjo situatë dhe do të ketë një kompromis që do ta pranojnë të gjithë”, ka thënë Milo.

Ai ka theksuar se 100 vjetori i luftërave ballkanike është një ngjarje historike që ka pikëpamje të ndryshme në Ballkan, shkruan Zhurnal.

“Ka një dallim, derisa Lufta e Parë Ballkanike, mund të quhet çlirimtare, Lufta e Dytë nuk mund të quhet e tillë, sepse u bë për territore, kryesisht për ato maqedonase. Pas 100 vjetësh, të gjithë vendet e Ballkanit, kanë bërë përparim, dhe mund të quhet një zonë që po shkon kah stabiliteti, edhe në marrëdhëniet ndërmjet tyre. Kjo sepse edhe vatrat që gjeneronin konflikt, tash kanë një tendencë për t’i zgjidhur. Kjo p.sh ndodh në konfliktin shqiptaro-serb. Mua e as miqve të mi, para 20 vjetësh nuk do t’i shkonte mendja që do të mund të uleshin në një tavolinë ish ‘terroristi’ Hashim Thaci, me ish zëdhënësin e Milosheviqit, Ivica Dacic, sot kryeministër i Serbisë”, ka thënë Milo, në debatin “Njëqindvjetori i Luftërave Ballkanike dhe nevoja për pajtim”, i organizuar nga Instituti për Studime Ndërkulturore dhe Politike në Shkup. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2013, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori