Militantët e opozitës i shkojnë te dera e shtëpisë Saimir Tahirit (FOTO LAJM)

Pas incidentit në Bashkinë e Vaut të Dejës ku u dogj KZAZ nr.6 nga një grup militantëshopozitës, është tensionuar situata edhe në Tiranë.

Më konkretisht, në njësinë nr.6 që përfshinë zonën e Kombinatit, e cilësuar si një bastion i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, një grup militantësh të PD kanë rrethuar KZAZ-në.

Ata drejtohen nga ish-deputeti demokrat Klevis Balliu. "Qytetarët e Kombinatit protestojnë kundër VOTIMEVE TË DIKTATURËS në 30 qershor", shkruan Balliu në Facebook.
Shtuar më 27/06/2019, ora 23:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori