Miliarderi francez dhuron 100 milion euro për rindërtimin e Notre Dame
Flakët që përfshinë Katedralen Notre Dame de Paris ditën e djeshme përlotën miliona francezë, por parisienët do ta rindërtojnë sërish atë duke e rikthyer në gjendjen e mëparshme.

Për këtë, një miliarder francez ka dhuruar 100 milion euro nga pasuria e tij.

Biznesmeni Francois-Henri Pinault, shefi ekzekutiv i Kering, i cili ka në pronësi disa marka përfshirë edhe Guçi, e bëri njoftimin vetëm disa orë pasi katedralja ishte përfshirë nga flakët.

Ditën e djeshme katedralja 850-vjeçare e Parisit u përfshi nga flakët dhe si rezultat u shkatërruan çatia dhe spiralja e saj.

"Babai im (François Pinault) dhe unë kemi vendosur të nxjerrim nga fondet Artemis një shumë prej 100 milionë eurosh për të marrë pjesë në përpjekjet që do të jenë të nevojshme për rindërtimin e plotë të Notre Dame", shkroi ai në Tëitter.

A do ta bënin këtë edhe miliarderët shqiptarë për pasuritë tona kombëtare?
Shtuar më 16/04/2019, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori