Milenko, i shqetësuar nga flamuri Kuq e Zi në zyrën e Xhaferit
Gazetari kontrovers Milenko Nedellkovskit, ka reaguar ashpër dhe me një gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve dhe etniteteve tjera në Maqedoni, pas vendosjes së flamurit Kuq e Zi në Kuvendin e Maqedonisë, në zyrën e Talat Xhaferit.

"Urime bashkëatdhetarë maqedonas, ju që votuat për LSDM-në. Urime. Ia arritët qëllimit. Hallall ju qoftë." ka shkruar Nedellkovski.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Milenko Nedellkovski përdor gjuhën e urrejtjes kundër shqiptarëve, të cilët i shumëzon me zero. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2017, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori