Çfarë po ndodh në Katar? Ka shumë vende bosh në ndeshjen Senegal-Holandë (FOTO LAJM)

Në ndeshjen e dytë të së hënës në Botëror luajnë kombëtaret e Senegalit dhe Holandës. Ndeshja tashmë ka filluar, dhe në tribunat e stadiumit me sy të lirë në foton televizive shihen një numër i madh ulësesh bosh.

Kjo është mjaft e çuditshme, duke pasur parasysh statusin e turneut dhe kapacitetin relativisht të vogël të stadiumit, ai mund të strehojë 40,000 tifozë.

Vini re se ndeshja e parë në grupin A u zhvillua të dielën. Në të, Kombëtarja e Ekuadorit mundi 2-0 Katarin falë dyfishit të Enner Valencias. /G.D albeu.com/


Shtuar 21.11.2022 18:24