Bashkëpunonte me mafiozë, dënohet me 3 vite e 6 muaj burg Fabrizio Miccoli

Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Miccoli është dënuar me 3 vite dhe gjashtë muaj burg nën akuzën e zhvatjet me metoda mafioze.

Vendimi është lajmëruar nga gjykata kriminale e Palemros. Miccoli, i cili ishte i pranishëm mëngjesin e së hënës në gjykatë, nuk ishte prezent gjatë kohës kur është lexuar vendimi.

Ish-futbollisti i Juventusit akuzohet se ka urdhëruar Mauro Lauricella-n, të birin e kokës së Kalsa, një lagje historike e qytetit të Palermos, t’i kërkojë biznesmenit Andrea Graffagnini 20,000 euro për blerjen e një diskoje.

Kujtojmë që më parë Lauricella është dënuar nga gjykata me 7 vite burg.


Shtuar 8.01.2020 20:44