Miku i Elvanës zbulon mashtrimin në Festival: Na thanë që juria ishte e huaj e s’e njihte askush
Stilisti Valdrin Sahiti ka reaguar një ditë pas ndarjes së çmimeve të Festivalit të 58-të të RTSh-së, ku mikja e tij Elvana Gjata zuri vendin e dytë. Në një status në llogarinë e tij në Instagram, Sahiti shpreh të gjithë keqardhjen për faktin që Elvana nuk triumfoi në këtë Festival që do ta çonte në Eurovizion.

Ndër rreshta ai i kërkon falje Elvanës që kishte besuar se në Shqipëri do të gjente meritokraci, por që sipas tij nuk ka ndodhur kjo gjë. Stilisti Valdrin Sahiti vë në dukje se tre anëtarët e jurisë që ishin të huaj i kanë dhënë vlerësimin maksimal Elvanës, ndryshe nga shqiptaret Rita Petro dhe Mikaela Minga të cilat i dhanë këngëtares përkatësisht 8 dhe 2 pikë.

Ky vlerësim, sipas Sahitit nuk e justifikon karrierën 15-vjeçare, popullaritetin, mundin, performancën dhe gjithcka çfarë Elvan aka dhënë në skenë përgjatë viteve.

Ndërsa në fund, Sahiti shton se gjithë kohës e dinin se anëtarët e jurisë ishin të gjihtë të huaj, ndërsa natën finale ishin përballur edhe me dy shqiptare, gjë që nënkupton një mashtrim nga organizatorët e këtij festivali.

Reagimi i Valdrin Sahitit


Nuk po shkruaj vetëm si mik i Elvanës, sepse tashmë dihet sa krenar jam, por edhe si bashkëpunëtor prej shumë vitesh. Elvana bashkë me stafin pranuan ftesën dhe hynë në Festival sepse mësuan që do të kishte një juri të huaj që bazonte vlerësimin në meritë. Elvana, të kërkoj falje që insistova, unë doja sepse besova që me një juri të huaj nuk do kishte idiotësi, skema, strategji të momentit të fundit por vetem emocion si ato që ju dhurove të gjithëve. Elvana, Eurovizioni të dha 18 pikë!!! Të dhanë vlerësimin maksimal tre të huaj, që të shihnin për herë të parë, por kuptuan menjëherë se ke yllin në ballë. Të tre të pëzgjedhur për këtë produkt, gjykuan se ti dhe kënga jote ishit zgjedhja më e mirë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. Kurse nga juria shqiptare, që siç shihet ne (sëipefotot) Mikaela Minga kishte CV shumë të gjatë, por shumë pak gjak dhe askund lidhje me muzikën moderne të dha vetëm dy pikë. Dy pikë që nuk justifikojnë karrierën 15 vjeçare, popullaritetin, mundin, performancën dhe gjithcka çfarë ti ke dhënë e jep në skenë. Zonjen ne fjale e futen ne fund i treguan sa pike ti japi 😂…. presim pronomcimin e saj ).

Por tani mbaroi dhe unë të kërkoj falje që padashje besova se në Shqipëri mund të triumfojë merita. Shqipëria ka nevoje të nxjerrë në pension “komunistët” e fundit që përgatisin njerëz vetëm për ti ulur te juritë e spektakleve të tyre. Nuk e kuptuan as kur panë se ishe më e dëgjuara kudo dhe as kur salla u ngrit në këmbë dhe këndonte bashkë me ty. Besoj se këtej e tutje do përjetojnë ankthe me çdo gjë që do prodhojnë, pasi kurrë më nuk do të arrijnë shikueshmërinë që Elvana ju solli me vete. Sepse ajo vajzë për aq vite sa e njoh, vetëm jep, ndryshe nga të tjerë që duan vetëm të marrin. Ela të kërkoj dhe njëherë tjetër falje dhe e di që ti tani je rrugës për në Amerikë dhe do vazhdosh të mbushësh plot emocion dhe se ke një rrugë të gjatë TE MERITUAR përpara. Të dua shumë!
PS .PER DIJENINE E PUBLIKUT DHE FANSAVE DHE MEDIAVE …. DERI DITEN E FUNDIT NA ESHTE THENE JURIA ESHTE VETEEEEM E HUAJA ,SI NJEH ASKUSH ,VIJNE DIREKT NGA EUROVISIONI….

Dje u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë.

Shtuar më 23/12/2019, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori