“Më premtoi martesë”, e reja denoncon të dashurin në Polici: Më shfrytëzoi seksualisht

Rastet e dhunës ndaj grave dhe vazjave nuk kanë fund në Shqipëri e në Kosovë.

Një vajzë nga Malisheva e Kosovës ka denoncuar në polici të dashurin e saj. Sipas rrëfimit të saj, i dashuri e ka rrahur dhe e ka shfrytëzuar seksulisht, ndërsa i kishte premtuar martesë.

Pas marrjes së denoncimit, policia ka marrë në pyetje burrin dhe ka bërë arrestimin e tij.

Hetimet në lidhje me rastin vijojnë ende dhe tashmë është në dorën e prokurorisë së Kosovës.

Njoftimi Policisë

Më 05.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se gjatë kësaj periudhe në intervale të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar i cili i kishte premtuar se do ta marrë për bashkëshorte, por i njëjti kishte ushtuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj./albeu.com/ 


Shtuar 6.06.2023 13:27