Mik i ngushtë me Ervis Martinajn, detaje nga eliminimi i biznesmenit në Laç
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i djeshëm, ku si pasojë humbën jetën Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, teksa Kreshnik Tusha ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se 37-vjeçari, Bujar Lika rezulton një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2016 është dënuar nga gjykata me 1 vit burg si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikajt në Dajt në vitin 2015. Viktima ishte mik i ngushtë i Ervis Martinajt, gjithashtu emër i njohur pas ngjarjes së 2018 në Bllok.

Pranë trupit të viktimës që njihej me dy mbiemra, Lika e Hasani mbrëmjen e djeshme është gjetur një armë, që nuk dihet nëse është përdorur gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Dyshohet se mes të plagosurve ndodhet dhe autori i ngjarjes, por është ende e paqartë se cili prej të plagosurve është ai. Vijon hetimi i ngjarjes nën drejtimin e prokurorit.
Shtuar më 31/05/2020, ora 08:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori