Presidenti i FSHP Elez Gjoza nuk lejon në asamble drejtorin e klubit Teuta

Presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza ka përjashtuardrejtorin e klubit shumësportesh Teuta, Kreshnik Leka.

Kjo asamble është zhvilluar për të përjashtuar klubin e Teutës dhe Kamzëz dhe për më tepër është mbledhur vetëm me një mesazh në Whatsapp.

Ky vendim vjen pasi presidenti i klubit të Kamzës, Dashamir Çajka, publikoi një foto skandaloze të presidentet Gjoza, i cili i kishte dërguar një mesazh ish-punonjëses së FSHP-së, se çfarë ngjyre i donte të brendshmet.

Kur mblidhet Asambleja e jashtëzakonshme sipas statutit duhet njoftohen klubet një muaj përpara me shkresë zyrtare dhe iu vihet në dije edhe rendi i ditës se për çfarë duhet të diskutojnë. Gjithashtu duhet të vihet në dijeni edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Asambleja e jashtëzakonshme mblidhet me miratimin e 1/3 të anëtarëve të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Elez Gjoza ka shkelur statutin që kur u rigjodh në dhjetor të 2020.

Që ne fillim të marrjes së mandatit, shkarkoi dy anëtar me vendim të komitetit drejtues. Kjo është shkelje e statutit të FSHP-së, sepse çdo shkarkim ose emërim duhet të bëhet me votë nga përfaqësues të asamblesë.

Rezultatit i votimit pasi miratohet në gjykatë, i dergohet me shkresë edhe ministrisë së arsimit dhe sportit, gjë qe nuk ka ndodhur.

Të njëjtën shkelje Elez Gjoza e bëri edhe në prill duke shkarkuar drejtorin e klubit Teuta, Keshnik Leka dhe nuk e lejoi të futej në asamble.


Shtuar 29.04.2023 13:47