Mihal Kokëdhima paraqitet në Gjykatën e Vlorës (VIDEO)
Në Gjykatën e Vlorës u zhvillua sot masa e sigurisë për shtetasin Mihal Kokëdhima, i arrestuar pasi goditi me sende të forta furgonin e një grupi spanjollësh që kishin drekuar në restorantin e tij.

Pas pakënaqësisë së turistëve për shërbimin, Kokëdhima shpërtheu në dhunë ndaj tyre. Ai përfaqësohej në seancë nga dy avokatë, ndërsa gjyqtari i çështjes është Esmerilda Habilaj.

Kokëdhima akuzohet për “kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ai u arrestua tri ditë më parë nga policia.

Shtuar më 18/08/2019, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori