"Miell për miell", policia kap 1 miliard "të bardhë"
Policia uruguajane ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 4.4 ton kokainë.

Kjo është sasia më e madhe e sekuestruar në historinë e vendit.

Sipas mediave të huaja, kokaina ishte fshehur në katër kontenierë mielli soje, me një vlerë prej afro 1 miliard dollar. Droga u kap gjatë një operacioni të përbashkët mes marinës dhe doganierëve në portin e Montevideo-s. Në kontenierin e parë gjendeshin më shumë se 3 mijë pako me peshë 1.1 kg secila.

Mësohet se kokaina do të ngarkohej në anije për të shkuar më pas drejt Italisë. Ende nuk dihet origjina e kokainës, ndërkohë që ju kujtojmë se rekordi i mëparshëm i kokainës së kapur u vendos në muajin nëntor, ku u zbuluan plot 3 tonë!


Shtuar më 28/12/2019, ora 10:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori