Meta i prerë: Dialog dhe reflektim, nuk mund të çoni dëm arritjet me kokëfortësi
Presidenti Ilir Meta thotë se beson tek dialogu i përgjegjshëm i forcave politike për të zgjidhur krizën aktuale.

Nga Durrësi, kreu i Shtetit thekson se vetëm dialogu mund të sjellë zgjidhje politike.

“Unë besoj te dialogu dhe zgjidhja politike përmes një dialogupërgjegjshëm dhe real për të rivendosur normalitetin e plotë, Kushtetues, institucional dhe demokratik dhe unë besoj që pas 1997 vendi ka bërë përparime të rëndësishme dhe i nxis politikanët e përgjegjshëm kudo që ndodhen në shumicë apo opozitë të tregojnë që në këto 22 vite që Shqipëria ka bërë përparime dhe nuk mund të shkojnë dëm për hir të kokëfortësive dhe demonstrimeve të forcës, mitingjeve dhe antimitingjeve të panevojshme.

Aq më tepër jemi në prag të sezonit turistik. Ka një hapësirë për të gjetur zgjidhet e duhura dhe secili duhet të reflektojë. Është detyrë e tyre të tregojnë vullnet për dialog dhe të heqin dorë nga përdorimi i forcës dhe të udhëhiqen nga arsyeja” deklaroi Meta.
Shtuar më 07/04/2019, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori